Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti , ka zbuluar se ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson është një mik i ngushtë i tij dhe se është me origjinë nga Vlora.
Në një intervistë për Opinion, mbrëmjen e kaluar, Ahmeti tha se Robertson ka bërë një test ADN-je dhe zbuloi se një përqindje e gjeneve të tij janë shqiptare.
“Sa për dijeni tuajën, unë e kam shumë mik Robertson-in dhe kemi hyrë në shumë biseda të thella. Sigurisht Robertson-i mund të jetë bërë dhe kureshtarë nga çështjet që unë i ngrija dhe shkon edhe bën ADN-n. Dhe, ADN-ja”, tha Ahmeti.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Mos më thuaj që i doli shqiptar?
Ali Ahmeti: Nga Vlora.
Blendi Fevziu: Lord Robertson?! Lord Robertson nga Vlora?!
Ali Ahmeti: Po. Merr shtypin sepse mban një ligjëratë në Beograd, zoti Robertson, dhe për të treguar, se ai dikur ka menduar që është skocez e shkuar skocezit.
Blendi Fevziu: Kështu më pati thënë edhe mua në intervistë.
Ali Ahmeti: Po, edhe thotë: “Nuk ishte ashtu”, se të gjithë kemi lidhje gjaku, ne popujt e Evropës. Edhe të nesërmen, i tërë shtypi i Beogradit: “Ja kush na ka bombarduar neve”.