• 29-07-2021

Agjencia Europiane e Barnave miraton vaksinën Pfizer/BioNTech

Agjencia Europiane e Barnave i ka dhënë “dritën jeshile” vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech, pas takimit të Komitetit për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP).

Pas miratimit zyrtarisht nga rregullatori, tani Komisioni Europian mund të licencojë vaksinën në tregun e BE, që mund të ndodhë brenda ditës.

Vlen të përmendet se Komiteti Coreper për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor, i cili përfshin ekspertë nga të gjitha shtetet anëtare, lëshon një rekomandim pozitiv vetëm kur provat tregojnë bindshëm se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e vaksinës.

Rregullatori i BE me bazë në Amsterdam ishte nën presion nga vendet evropiane , përfshirë Gjermaninë , për të shpejtuar vendimin, i cili ishte planifikuar fillimisht për 29 dhjetor.

Komisioni Evropian aktualisht është në negociata intensive për të siguruar një gamë të larmishme të vaksinave me çmime të arsyeshme.

Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit. Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive.

Read Previous

BIE NGA KATI I 14-TË SHKENCËTARI RUS I CILI PUNOI PËR ZBULIMIN E VAKSINËS ANTI-COVID

Read Next

E rëndë: Motër dhe vëlla humbin jetën nga Covid-19 brenda një jave

%d bloggers like this: