Afër 400 mijë qytetarë të vaksinuar, ja sa e kanë pranuar dozëne e dytë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se deri tani në vend janë vaksinuar gjithsej 399.962 qytetarë, kurse dozën e dytë të vaksinës e kanë pranuar 150.775 qytetarë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, vaksinën e kanë marrë 9.142 qytetarë, prej tyre, dozën e parë e kanë pranuar vetëm 1.755 qytetarë.
“Me numrat e fundit, 48% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 42% e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë dhe 35% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në kumtesën e MSh-së, transmeton TV21.
Nga MSh-ja shtojnë, se vaksinimi është duke u realizuar në përputhje me planin nacional për imunizim, ndërkohë që për momentin janë duke u imunizuar të moshuarit që kanë treguar interesim në ueb faqen vakcinacija.mk dhe të punësuarit në infrastrukturë të rrezikuar.
Vaksinimi masiv në Maqedoninë e Veriut është duke u realizuar në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup dhe në sallat e sportit në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.
Deri tani, interesim për t’u vaksinuar kanë treguar 443.374 qytetarë./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like