• 25-06-2021

Ademi: Me bllokadën opozita ka lënë mbi 16 mijë punëtorë pa rroga

Arbër Ademi nga BDI-ja ka dërguar kritika deri te opozita shqiptare në vend, pasi siç thotë, me bllokadën që është duke e bërë në Kuvend, ka lënë pa rroga mbi 16 mijë punëtorë.

Thotë se Qeveria nuk ka plan B për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në kohë krize. “Të gjithë ne jemi optimist, se për shpejtë kohë do të gjejmë gjuhë të përbashkët me opozitën me qëllim që të zhbllokojmë punën e Kuvendit dhe me këtë t’i ndihmojmë qytetarët, sepse në procedurë parlamentare janë pikërisht ligjet të cilët kanë të bëjnë kryesisht me ndihma financiare për qytetarët dhe bizneset e vendit.

Me këtë bllokadë të paarsyeshme, opozita ka lënë mbi 16 mijë punëtorë pa rroga. I kujtojmë opozitës, se Qeveria nuk ka plan B për të shpëtuar qytetarët nga kjo krizë që ka kapluar vendin”, tha Ademi në Kuvend.

Kjo vjen, ngaqë siç thotë ai, opozita ASH-AAA ka bllokuar me amendamente ligjet me të cilat parashihet zbatimi i pakove ekonomike.

Read Previous

Çanak: Serbët që thonë Kosova është e jona, të shkojnë atje e ta shohin

Read Next

Rama: Nuk ka forca të tjera që mund ta bëjnë Shqipërinë të ardhmen tonë

%d bloggers like this: