• 28-11-2021

A do të hyjë nga e premtja Prilepi në karantinë?

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski sot tha se situata me Covid-19 në Prilep është alarmante dhe se Komisioni për Sëmundje Infektive të premten do të diskutojë në lidhje me kërkesën e kryetarit të komunës Ilija Jovanovski, për karantinim të plotë të qytetit.

“Do të duhet që nga mbledhja të dalin hapat e ardhshëm, mënyrat, masat dhe gjithçka që do të ndërmerret në Prilep për të zvogëluar përqindjen e të infektuarve me Covid-19”, pohoi Arsovski.

Në Prilep që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 2.688 raste me Covid-19, ndërsa aktualisht ka 982 raste aktive.

Read Previous

Filipçe: Po bëjmë përpjekje që të ulim dhunën në familje

Read Next

“Bullgaria është miku ynë, Jugosllavia na ka mbajtur të ndarë”, thotë Zaev

%d bloggers like this: