Ukraina kërkon ndihmë ushtarake nga Maqedonia e Veriut

Pak javë më parë u dorëzua lista e re për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, e cila është ende objekt analize në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Nëse mund të përgjigjemi pozitivisht, lista menjëherë do të dorëzohet në Qeveri dhe do të miratohet, informoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Ajo shtoi se deri më tani janë dhuruar 12 helikopterë, të cilët tha se nuk do të tjetërsohen derisa të arrihet një marrëveshje dhe të sillen tetë helikopterët e rinj në vendin tonë. Ajo ka theksuar se ende nuk dihet se nga do të blihen, pasi disa nga ofertat e dorëzuara janë duke u shqyrtuar. Petrovska paralajmëroi edhe blerjen e dronëve ushtarakë. Dronët janë pjesë e teknologjisë më të fundit që mund të përdoren, ndër të tjera, për luftë dhe për mbrojtjen dhe garantimin e mbrojtjes së një vendi. Është prezantuar analiza nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, ku sigurisht drejtimet e tyre janë pozitive, tashmë po punohet në saktësimin e dronëve dhe deri në çfarë mase duhet të sigurohen dhe si do të inkorporohen të gjithë në sistemin tonë. Deri në fund të këtij viti pres që ekipi i formuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë të dalë me propozim konkret për blerjen e dronëve – tha Petrovska./Monitor.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement