Tetovari mashtrohet nga dy persona, nënshkruan një dokument kinse ka pësuar aksident më pas del fajtor në gjykatë

Më 18.02.2025, në ora 11:50, një 42-vjeçar nga Tetova ka raportuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga personat S.A., A.L. dhe A. ,,pnj”. Sipas tij, gjatë vitit 2021 ata e kanë mashtruar duke e bindur të firmosë disa dokumente në bankë, për të cilat S.A. i kishte dhënë 5.000 denarë. Më 25.09.2024, ai ka marrë fletëthirrjen për një seancë gjyqësore, ku ka kuptuar se një kompani sigurimesh kishte ngritur padi ndaj tij dhe dy personave nga fshati Pirok dhe fshati Kopancë, për veprat penale të dyshuara “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentesh”. Sipas padisë, kompania e sigurimeve kishte lëshuar 350.000 denarë në emër të tij për pjesëmarrje dhe dëmtime nga një aksident trafiku, në të cilin ai pretendon se nuk ka qenë pjesëmarrës. Më pas, ai ishte shpallur fajtor dhe ishte detyruar të kthente shumën, ndonëse nuk kishte marrë asnjëherë këto para. Po ashtu, ai deklaron se nuk është përfshirë asnjëherë në ndonjë aksident trafiku, ndaj beson se i gjithë dokumentacioni në emrin e tij ishte i falsifikuar. Autoritetet po marrin masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *