Musk çudit me deklaratën për Zelenskyn: Nuk do paqe, por para dhe fuqi

Udhëheqësi i Departamentit për Efiçiencë Qeveritare (DOGE) në Amerikë, Elon Musk, shprehu mbështetjen për akuzat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se i jep përparësi pushtetit dhe parave mbi paqen, ndërsa Shtetet e Bashkuara duan të negociojnë për t’i dhënë fund luftës. “Zelensky nuk do paqe, ai do para dhe pushtet”, shkroi të martën një përdorues i platformës X, së cilës Musk iu përgjigj me një emoji “100 për qind”, me sa duket duke sinjalizuar aprovimin. Edhe pse Musku fillimisht ishte ndihmës i qeverisë federale, ai gjithnjë e më shumë po “shtyn peshën e tij” në skenën ndërkombëtare, duke u futur në politikën evropiane dhe duke mbështetur politikanët e ekstremit të djathtë nga Britania e Gjermania. Musk ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme kur ka tallur thirrjet e liderit ukrainas për ndihmë perëndimore për t’u mbrojtur kundër Rusisë, por gjithashtu ka thënë se Ukraina është vend i pavarur dhe nuk mund të detyrohet të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë. Në ditët e para të kësaj lufte, Musku i dhuroi Ukrainës internetin satelitor Starlink për të zëvendësuar shërbimet e komunikimit të shkatërruara nga Rusia dhe u përshëndet si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kievit. Por kjo histori mori kthesë pasi Musku filloi të përhapte atë që Ukraina ka thënë se ishte propagandë pro-ruse përmes rrjetit X. Negociatorët rusë dhe amerikanë u takuan dje në Arabinë Saudite, ndërsa Zelensky pretendoi se negociatat u zhvilluan pa kontributin ose dijeninë e Kievit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *