SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal ndaj A.J. (23) nga Bogdanci, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Gjatë periudhës nga 20.11.2023 deri më 25.09.2024, e akuzuara ka mashtruar 10 persona nga Shtipi dhe Probishtipi duke paraqitur në mënyrë të rreme fakte përmes shpalljeve në rrjetet sociale, duke pretenduar se posedonte apartamente me qira në Shtip, Shkup, Ohër dhe në Republikën e Greqisë. Në këtë mënyrë, ajo i ka bindur viktimat të bëjnë paraprakisht pagesa në një llogari bankare ose t’i japin para në dorë.
Advertisement
Advertisement
Advertisement