Presidenti turk Erdogan deklaroi sot, pas takimit me presidentin ukrainas Zelensky, se integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës janë të padiskutueshme për Ankaranë dhe vlerësoi se Turqia do të ishte vendi ideal për negociata të mundshme paqeje për konfliktin në Ukrainë.
Erdogan theksoi se nisma diplomatike e ish-presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë është në përputhje me politikën e Turqisë gjatë tre viteve të fundit, raporton Anadolu.
“Ne angazhohemi për integritetin territorial të Ukrainës. Si Turqi, kemi shprehur respektin tonë për këtë çështje kudo. Integriteti territorial i Ukrainës është thelbësor për ne. Sovraniteti është i domosdoshëm për ne,” tha Erdogan, sipas TRT.
Ai theksoi se në paqe nuk ka humbës dhe se e gjithë bota tani po pret paqe në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Presidenti i Turqisë priti sot në Ankara presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në takimin me dyer të mbyllura morën pjesë edhe disa zyrtarë të lartë turq, përfshirë ministrin e Jashtëm Hakan Fidan dhe ministrin e Mbrojtjes Yaşar Güler.
Erdogan: Turqia do të ishte vendi ideal për bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë
Advertisement
Advertisement
Advertisement