Afrim Gashi kërcënohet me jetë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë një kërcënim serioz me jetë përmes emailit zyrtar, pas intervistës së tij të transmetuar mbrëmë, raporton “360 Gradë”.
Në mesazhin e dërguar, autorët kanë paralajmëruar dhunë nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, duke kërcënuar se do të hyjnë në Kuvend dhe do të “ndëshkojnë” të gjithë ata që mbështesin çështjen bullgare.
“Nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese, por vetëm varje, masakra dhe vrasje ndaj çdo gjëje të lidhur me bullgarët dhe ‘fashizmin’ e tyre. Ata meritojnë vetëm trekëmbëshin për t’u ‘kuruar’ nga kjo sëmundje. Nëse guxoni ta bëni, ne do të hyjmë në parlament dhe do të vrasim këdo që është në anën e bullgarëve. Vetëm vdekje”, thuhet në mesazhin kërcënues.
Rasti është raportuar në polici, ndërsa autoritetet po hetojnë për të identifikuar dërguesin e emailit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *