Grabitje me thikë në qendër të Shkupit – Prokuroria kërkon paraburgim për 26-vjeçarin

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore ndaj një personi për veprën penale – Grabitje, sipas nenit 237, paragrafi 1 i Kodit Penal. Në këtë veprim ka marrë pjesë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.
Dy bashkëkryesit e grabitjes, më 14 shkurt, në orët e pasdites, pranë ish-“Drvo-Dekor”, në shëtitoren përgjatë lumit Vardar, kanë sulmuar një person, i kanë drejtuar thikën në shpinë dhe, duke përdorur forcë dhe kërcënime serioze, i kanë marrë 3.000 denarë. Më pas, e kanë goditur disa herë dhe janë larguar.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin 26-vjeçar, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale. Gjatë propozimit të masës më të rreptë të sigurisë, prokurori ka marrë parasysh faktin që vepra penale është kryer në mes të ditës, në qendër të qytetit, në një zonë me qarkullim të madh njerëzish, ndaj ka vlerësuar se sigurimi i të dyshuarit është i domosdoshëm edhe për mbrojtjen e qytetarëve dhe lëvizjen e tyre të sigurt.
Organet kompetente po ndërmarrin veprime për të identifikuar edhe bashkëpunëtorin e tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *