Juristja e njohur nga Tetova, Behije Rexhepi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Zvicër, tashmë ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Së fundmi, ajo ka nënshkruar një kontratë me kompaninë prestigjioze për shërbime juridike dhe përkthime gjyqësore, RDS Translations, e cila ka selinë në Londër.
Përveç angazhimit të saj si juriste dhe përkthyese gjyqësore në Zvicër, ku ka qenë pjesë e zyrës së avokaturës “Bracher und Partner”, si dhe ka përfaqësuar qindra raste në Burgun Rajonal të Bernit, Behije Rexhepi tashmë do të veprojë edhe si përkthyese gjyqësore pranë Gjykatës së Apelacionit në Londër.
Ky hap i ri në karrierën e saj është një tjetër dëshmi e suksesit dhe profesionalizmit të saj, duke e bërë atë një emër të njohur në fushën e drejtësisë dhe përkthimeve gjyqësore në nivel ndërkombëtar.
Me këtë arritje, Behije Rexhepi konfirmon edhe një herë se puna, përkushtimi dhe aftësitë profesionale mund të çojnë drejt suksesit, pavarësisht sfidave dhe kufijve gjeografikë.
Behije Rexhepi: Nga Tetova në Londër – një histori suksesi në fushën juridike
Advertisement
Advertisement