Komunikacioni zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me lagështirë, njoftojnë nga LAMM.Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra në qafën malore “Gjavato”.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMMrekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.Regjimi i përkohshëm i trafikut:Për shkak të ndërtimit të korridorit rrugor 10D, pjesa Prilep-Manastir, është zbatuar një devijim për të gjitha llojet e trafikut nga nyja e Topolçanit përgjatë RP 1101 deri në deponinë “Alinci”. Regjimi rrugor ka filluar më 8 tetor 2024 dhe do të zgjasë për një vit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *