Këshilli Gjyqësor shpreh shqetësim lidhur me deklaratat e bartësve të pozitave të larta shtetërore. Deklaratat e tilla reflektojnë ndaj integritetit të anëtarëve dhe ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve në punën e Këshillit Gjyqësor, thuhet në reagimin e Këshillit Gjyqësor. Sipas Këshillit Gjyqësor, këto deklarata të zyrtarëve përbëjnë presion dhe i konsiderojnë si kërcënim të drejtpërdrejtë për pavarësinë dhe demokracinë e shtetit dhe shtetit ligjor. Për këtë, Këshilli Gjyqësor u bën apel edhe atyre që ushtrojnë funksione publike që të respektojnë kushtetutën dhe ligjet, me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve në sistem. Deputetët e shumicës javën e kaluar dorëzuan interpelancë ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi./Alsat.mk
Këshilli Gjyqësor: Thirrjet për dorëheqje, presion dhe kërcënim për pavarësinë e shtetit ligjor
Advertisement
Advertisement
Advertisement