Biroja për Sigurinë Publike pranë MPB dhe Drejtoria e Doganave në një aksion të përbashkët kanë zbuluar një sasi të madhe droge në pikën kufitare të Bogorodicës
Jozyrtarisht, në Bogordicë është ndërprerë në mënyrë të koordinuar një kanal për kontrabandimin e drogës narkotike. Ekipet e Doganës dhe Policisë që nga mbrëmë po kryejnë kontrolle të detajuara në kamionët që kalojnë në “Bogorodicë”.
Droga është gjetur në një kamion me targa maqedonase, i cili po transportonte letër të ricikluar, sipas informacionit të parë ka hyrë në vend nga Kosova dhe ka pasur destinacion Greqinë, për t’u dërguar më pas në Turqi si destinacioni i mundshëm i fundit.
Më shumë detaje për aksionin pritet të publikohen gjatë ditës.
Advertisement
Advertisement
Advertisement