17-vjeçarja në Gjirokastër kryen vetëvrasje për shkak të bullizmit në shkollë, ZBARDHET letra tronditëse që ajo la pas

Gjirokastra u trondit dy ditë më parë nga vetëvrasja e 17-vjeçares Irsa Muçollari për shkak të bullizmit të vazhdueshëm që e reja përjetonte nga shoqëria e saj në shkollë.
Në ditën që ajo kishtë marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës, Irsa ishte larguar 3 herë nga shkolla dhe ishte nisur për në shtëpi, ku çdo herë brenda në banesë kishte qenë babai i saj. Ajo ka vrarë veten në dhomën e saj ndërsa pas ka lënë një letër ku kishte shprehur të gjitha emocionet e këqija që e kishin mbërthyer 17-vjeçaren prej kohësh, e cila qëndronte e mbyllur në vetvete pa patur mundësinë të fliste me askënd tjetër.
Në letër ajo ka shkruar se askush nuk e afron dhe se të gjithë e tallin për paraqitjen e saj. Shumë pyetje pa përgjigje Irsa ka shkruar në letër, e cila kërkonte dikë për t’i hapur zemrën se përse ajo duhet të vuante aq shumë.
“O Zot, perse po vuaj keshtu valle? Une jam kjo qe jam, dhe miqte dhe shoket kerkoj te me respektojne. Por ata tallen me mua. Une ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur ne vetmine time. Nuk me vjen turp per veshjen time. Kaq mundesi kane prinderit e mij, babi im qe kujdeset aq shume per mua aq sa dhe mami.
Po perse u dashkam te jem kaq e veçuar? Ku te ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ja hap zemren time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonese jam hapur. Perse u dashka te vuaj? Valle kjo eshte jeta?”
Irsa Muçollari e ka shkruar këtë letër në anglisht dhe e kishte fshehur në kapakun e celularit të saj. Kjo letër ka hedhur dritë mbi arsyet e tmerrshme që çuan 17-vjeçaren drejt marrjes së këtij akti ekstrem. Tashmë autoritetet kanë marrë dëshmitë e të gjithë stafit të gjimanzit “Siri Shapllo” ku studionte 17-vjeçarja si të gjithë shoqërinë e saj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *