Kocevski: Ju siguroj – e gjithë puna ime është në përputhje me ligjin

„Nga ajo që pata mundësinë të lexoj në media, arsyeja për vendimin e Qeverisë ka qenë, siç thuhet, se zgjedhja e drejtuesit të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup ka qenë gjoja e paligjshme. Besoj se Qeveria nuk i ka pasur në dispozicion të gjitha informacionet relevante dhe të sakta, dhe për të shmangur keqkuptimet, dua të sqaroj sa vijon:
– Rregullomi i punës i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, i miratuar nga prokurori Hajrulahi, i cili aktualisht është i pezulluar, ishte i vlefshëm deri më 31.12.2024.“
“Sipas atij rregulli, personat e caktuar si zëvendës të tij e kishin statusin e zëvendësit deri në skadimin e orarit më 31.12.2024,” thuhet, ndër të tjera, në reagimin e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski, pasi pasditen e sotme Qeveria njoftoi se është marrë vendim për të nisur procedurë për shkarkimin e tij.
Kocevski, në deklaratën e tij, shton se “Rregullimi i punës i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për vitin 2025 është miratuar nga prokurori Cvetanovski në janar të vitit 2025, në një moment kur ai nuk kishte statusin as të zëvendësit dhe as të kreut të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, që do të thotë se një orar i tillë nuk është miratuar në përputhje me ligjin dhe nuk mund të ketë efekt juridik. Me konfirmimin e vendimit për pezullimin e prokurorit Cvetanovski, u shfaq nevoja për të caktuar një prokuror publik që përkohësisht do të drejtojë Prokurorinë e Lartë Publike Shkup.”
“Dua të theksoj se nuk është hera e parë që veprohet në këtë mënyrë, dhe prioritet në këtë rast ishte caktimi i një drejtuesi të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, i cili do të garantojë një punë të paanshme, profesionale dhe objektive të prokurorisë deri në përfundimin e procedurës disiplinore ndaj prokurorit Hajrulahi.
Sqaroj se nuk bëhet fjalë për emërimin e një ushtruesi detyre të Prokurorit të Lartë Publik, por për caktimin e një drejtuesi të përkohshëm të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup.”
“Prandaj, ju siguroj se veprimet e mia në këtë rast, ashtu si edhe në të gjithë punën time, janë në përputhje me ligjin, me qëllim sigurimin e funksionimit të pandërprerë dhe ligjor të prokurorisë publike dhe mbrojtjen e interesit publik,” deklaroi Kocevski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *