Pacientët me dializë kanë problem me transportin! Spitalit “8 shtatori” i ka skaduar marrëveshja me taksitë

Rreth 40 pacientë të sëmurë nga veshkat nuk kanë transport për dializë deri te spitali “8 shtatori”. Deri në fund të tetorit për pacientët është siguruar transport me taksi deri te ish spitali ushtarak, por marrëveshja me koncesionerin ka përfunduar kah fundi i tetorit. Që atëherë e deri më tani për këto pacientë është siguruar biletë autobusi falas. Paraprakisht kryeministri Hristijan Mickoski fajin e identifikoi te udhëheqësia paraprake. Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, nuk ishte i njoftuar me detajet për gjendjen dhe paralajmëroi informacione shtesë. Përndryshe përveç sfidës me transportin për këto pacientë, këtë periudhë barë e madhe ra mbi ish spitalin ushtarak. Atje dy muajt e kaluar janë kryer një numër i madh i operacioneve, për shkak se nuk funksiononte sistemi i ajrit të komprimuar në Qendrën klinike, që rezultoi me salla jofunksionale të operacionit. Taravari sot promovoi sistem të ri të ajrit të komprimuar në Qendrën klinike, por gjithashtu paralajmëroi edhe përforcime në Spitalin “8 shtatori”. Ministri konfirmoi se do të investohet në spitalin “8 shtatori” për shkak se në ndërkohë pushteti e vendosi në pauzë idenë për ndërtimin e Qendrës së re Klinike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *