Presidenca serbe: Makinës së Vuçiçit nuk i ra goma, ishte edhe më keq

Siç u publikua dje nga shumë burime, përfshirë edhe vetë presidentin serb Aleksandar Vuçiç, automjetit me të cilin ai po udhëtonte drejt Mokrinit i ishte çarë goma. Megjithatë, Presidenca ka konfirmuar se nuk ishte vetëm goma, por e gjithë rrota që ishte shkëputur nga automjeti.
“Fati i madh ishte që në atë moment nuk kishte makina që vinin nga drejtimi i kundërt. Reagimi i pjesëtarit të njësisë ‘Kobra’ që po drejtonte automjetin ishte vërtet i jashtëzakonshëm, profesional dhe i përgjegjshëm. Nuk duhet të spekulojmë, por një incident i tillë duhet të hetohet, veçanërisht kur ndodh me presidentin e shtetit,” tha kryeministri Vuceviç gjatë një panairi në Novi Sad, sipas Telegraf.
Ai shtoi se çështja nuk ka të bëjë me faktin nëse bëhet fjalë për Aleksandrin, Miloshin, Jelenën, Anën apo Milicën, por për faktin që presidenti i shtetit udhëton nën një regjim të veçantë sigurie dhe automjeti i tij duhet të ketë kushte të posaçme sigurie.
Vuceviç theksoi gjithashtu se duhet të përforcohen masat e sigurisë për presidentin serb.
Vuçiç, gjatë një mitingu në Kikinda, e kishte komentuar me shaka incidentin, duke thënë se i ishte çarë goma gjatë rrugës për në Mokrin. Megjithatë, Presidenca më vonë konfirmoi se nuk bëhej fjalë për një gomë të çarë, por për shkëputjen e të gjithë rrotës nga automjeti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *