MPB: Vetem për një natë në Shkup janë kapur 22 vozitës pa patentë shoferi

Në përputhje me planin për masa të përforcuara të komunikacionit në zonën e SPB Shkup, me datë 07.02.2025, nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë kryer kontroll të përforcuar në fushën e komunikacionit në tërë territorin e SPBSH Shkup, me ç’rast janë sanksionuar gjithsej 570 vozitës. Prej tyre 150 kanë qenë për drejtim mjeti me shpejtësi mbi shpejtësisë së lejuar, 22 për drejtim mjeti pa patentë shofer, 04 vozitës kanë drejtuar automjetin me ndalesë aktive për drejtim të automjetit, nga një vozitës për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit dhe automjet me regjistrim të skaduar. Masat tjera kanë të bëjnë me shkelje të tjera, shumica e të cilave për parkim të gabuar ose të palejuar.
Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë sipas planit edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.p

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *