Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Kreut të Qeverisë duket se i morri fund durimi nga siç thoshte pritja e tij që të reflekton Këshilli Gjyqësor. Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të iniciojnë shkarkimin e anëtarëve të zgjedhur me propozim të Kuvendit dhe presidentit.“Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të iniciojnë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor i cili për bindjen time të thellë është pjesë e sistemit i cili është bërë vatra e korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.Nisma për shkarkim do të bazohet në raportin negativ, përkatësisht mos miratimin e raportit për vitin 2023. Ky veprim krijon bazë të ligjvënësit të nisin procedura për interpelancë, pas çdo do t’i bën të padenjët anëtarët e këshillit të zgjedhur me propozim të Kuvendit dhe presidentit. Anëtarët e zgjedhur me votat e gjykatësve nuk mund të shkarkohen, por kryeministri është shprehur optimist se edhe ata mund të ndërgjegjësohen dhe t’i kthejnë mandatet e tyre. Veprimi i kryeministrit dhe shumicës parlamentare vjen posaçërisht në momentin kur këshilli po heshtë karshi skandaleve të njëpasnjëshme në gjyqësorë, e posaçërisht skandalin e fundit ku organi më i lartë i pushtetit gjyqësor në vend nuk po vepron kundër gjykatëses e cila të riut që shtypi për vdekje Frosina Kullakovën, në një vepër paraprake penale nuk e kishte dënuar me burg por i kishte shqiptuar masë edukuese. Javën e kaluar, ministri i Drejtësisë Igor Fillkov tha se për momentin nuk ka mundësi ligjore për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Më 17 janar, Fillkov kumtoi formimin e grupit të punës për ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe reformimin e këtij organi. /Alsat.mk
Mickoski: Deputetët e VMRO-DPMME-së do të iniciojnë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor
Advertisement
Advertisement
Advertisement