Ish drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme të Qeverisë, Pece Mirçevski dërgohet në stacionin policor

Ish-drejtori i SOZR-së, Peçe Mirçevski, është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor të Kiselë Vodës, pasi sot Drejtoria për Policinë Financiare ka hapur një hetim kundër tij për abuzime dhe mashtrime financiare të kryera gjatë kohës që ka qenë drejtor.
Përveç Mirçevskit, është arrestuar edhe pronari i shërbimit të rent-a-car VIP, i cili është përfshirë në të njëjtin hetim.
Në mënyrë të veçantë, njëra nga akuzat për ryshfet që rëndon mbi Mirçevskin është e lidhur me firmën “V.I.P. servis dooel” të dyshuarit të dytë, Gorjan Peçevski, i cili ka bashkëpunuar me shërbimin dhe që merret me dhënie me qira të automjeteve.
Pasi të japin dëshmitë e tyre në stacion, ata do të paraqiten para gjykatësit për një seancë paraprake.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *