Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës.
Sipas raportimit të mediave në Kosovë, autoritetet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për shembjen e një objekti që s’ka qenë i banuar.
Raportohet se fshatarët janë përpjekur që të nxjerrin fëmijët, por se kjo nuk është arritur dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tyre.
Advertisement
Bëhet fjalë për dy fëmijë 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.
Advertisement
Advertisement