Këto ditë do të votohet Qeveria e re në parlamentin bullgar. Pas 7 cikleve zgjedhore në tre vitet e fundit, partia GERB e Bojko Borisov, Partia Socialiste dhe “Ka një popull të tillë” të Sllavi Trifonov formuan koalicion. Lëvizja për të drejta dhe liri e Ahmed Doganit, nuk do të marrë pjesë në Qeveri, por do të japin mbështetje për votim në Kuvend. Kryeministri i ardhshëm do të jetë Rosen Zhelazkov, i cili ka deklaruar se mjaft më kanë shkuar nga zgjedhje në zgjedhje. Zhelazkov sot ia ka kthyer mandatin e përmbushur presidentit, Rumen Radev.
“Të katër partitë kanë dallime serioze ideologjike, politike, për të mos përmendur ato personale, sepse ndonjëherë duhet të kapërcehen egot politike në emër të kauzës më të madhe… Kemi bërë kompromise të nevojshme”, tha Rosen Zhelazkov.
“Nuk mjafton që Qeveria të jetë vetëm e rregullt, por mbi të gjitha duhet të jetë kompetente, operative dhe mbi të gjitha të punojë tërësisht për interesat shoqërorë”, tha Rumen Radev.