Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Shqipëria ka bërë një tjetër hapa para në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. BE ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, i cili përfshin Marrëdhëniet e Jashtme, duke i hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Njoftohet se ky takim do të mbahet më 17 dhjetor 2024, në kuadër të presidencës hungareze të BE-së dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.

“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate“, thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.

Advertisement

Ky vendim vjen pas hapjes së kapitullit të “Themelorëve”, që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare në 17 dhjetor pritet të shënojë një moment vendimtar për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *