Djali i Jakup Krasniqit viziton babain në Hagë

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi ka bërë vizitë të veçantë në Hagë ku bashkë me vajzën e tij të vogël kanë vizituar familjarin e tyre Jakup Krasniqi i cili bashkë me themeluesit e UÇK-së tash e 4 vite po qëndron në paraburgim në Hagë.

Altini ka treguar në faqen e tij në Facebook se kjo vizitë pas festave tëntorit ishte përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës.

Advertisement

“Erdha në Hagë për të festuar së bashku me babain tim Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Këto momente përfaqësojnë frymën e lirisë që ne si popull kemi gëzuar përmes sakrificave të mëdha”, ka shkruar Altini.

Advertisement
Advertisement