Nxitje për bamirësi me not!

Nxitje për bamirësi me not!

Në periudhën e fund vitit bëhen shumë akte bamirësie, por gjatë muajve të verës, në Liqenin e Ohrit ndodhi një ngjarje ku një person notoi mbi 20 kilometra për bamirësi, nga Muzeu mbi Ujë, afër Shën Naumit e deri në Strugë.

Kjo ngjarje tërhoqi vëmendje për 54 vjeçarin Ergin Borova, por jo thejshtë veç për sakrificën e tij, por në rrjete sociale shprehej një mosbesim i madh për veprimin e tij.

Duke folur për Programin 200, që transmetohet sot në ora 21:40, ai thotë se aktet e tilla të pazakonta thjeshte tërheqin vëmendje për një kauzë dhe pastaj njerëzit nxiten të dhurojnë mjete. Në rastin e tij fjala ishte për fëmijët në nevojë dhe veprimi i tij bëri që të shumë vetë të dhurojnë për një qendër ditore për fëmijët në nevojë në Strugë.

Advertisement

The post Nxitje për bamirësi me not! appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement