Tetë ditë paraburgim për tre nga të arrestuarit për djegien e flamurit të Maqedonisë së Veriut

Tetë ditë paraburgim për tre nga të arrestuarit për djegien e flamurit të Maqedonisë së Veriut

Tre nga tetë personat e ndaluar të cilët dogjën flamurin maqedonas do të mbahen për tetë ditë në paraburgim.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe për tre nga personat që kanë djegur flamurin e Maqedonisë së Veriut ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh. Vendimi arsyetohet me “rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së krimit”.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale të nenit 319 paragrafi 1 i Kodit Penal, lidhur me ngjarjet e djeshme ku janë prishur simbolet kombëtare dhe flamuri shtetëror. Pasditen e sotme ata janë shoqëruar nga policia në Gjykatën Penale. Për këtë vepër parashikohet dënim me burg nga një deri në pesë vjet.

Advertisement

The post Tetë ditë paraburgim për tre nga të arrestuarit për djegien e flamurit të Maqedonisë së Veriut appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement