Spiropali nga Shkupi: Cenimi i gjuhës shqipe, cenon identitetin e shqiptarëve

Spiropali nga Shkupi: Cenimi i gjuhës shqipe, cenon identitetin e shqiptarëve

Në konferencën e përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se shpreson që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhet dhe shtoi se, cenimi i gjuhës shqipe në çfarë do forme, cenon identitetin e shqiptarëve, përcjell TV21. Spiropali tha se shpreson që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të jetë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Një lloj siç jemi të interesuar, presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht edhe Ligji për gjuhët. Gjuha shqipe, së paku për ne, është e shenjtë dhe ajo ka të bëjë me  thelbin e identitetit tonë. Cenimi i saj në çdo formë, padyshim se dhëmb shumë dhe cenon këtë identitet që në ofrojmë në këtë botë të madhe në rajon e më tej si vlerën tonë. Njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për mundësinë e ndryshimeve të mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese por presim që trazime të tilla të kenë zgjidhje sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit”, tha Elisa Spiropali.

Advertisement
Advertisement
Advertisement