Kurtishaj: Kosova ka potencial, por institucionet nuk po e ndihmojnë sektorin e turizmit

Kurtishaj: Kosova ka potencial, por institucionet nuk po e ndihmojnë sektorin e turizmit

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportuesve Rrugor, thotë për Front Online se  problemi kryesor sa i përket numrit jo shumë të madh të turistëve në Kosovë është infrastruktura rrugore, problemet politike, sidomos ato në veri, siç thotë ai, kanë pas një ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e kërkesës së turistëve.

“Problemet me energjinë elektrike që kanë qenë vitet e kaluara që në periudhën e verës nuk kemi pas energji të mjaftueshme në disa zona turistike si: Prevalla, Boga, Brodi. Kemi potenciale të mëdha natyrore, trashëgimin kulturore për të pasur turizëm më të lartë nga të huajt”, u shpreh Kurtishaj për FrontOnline.

Sipas Kurtishajt, Qeverisë së Kosovës nuk po i intereson fare sa i përket turizmit dhe jo veç kësaj, por asnjë Qeveri deri tash nuk ka bërë asnjë hap konkret për ta ndihmuar turizmin.

“Turizmi është një sektor që punësohen shumë të rinj dhe është zinxhirë i ekonomisë. Qeveria duhet të merret seriozisht me këtë sektor, ta kthej vëmendjen tek zonat turistike. Hartat të rregullohen, rrugë shumë të dëmtuara, nuk kemi planifikim të një zone të caktuar për të ndërtuar Qendër Turistike Dimërore. Kur të ketë vëmendjen Qeveria për ta zhvilluar turizmin sektori privat është i gatshëm për të ecur përpara por duhet përkrahje”,

Advertisement
 potencon Kurtishaj.

*Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

/FrontOnline/

Sa vizitorë amerikanë kanë qenë në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit?

Advertisement
Advertisement