Vakia shqiptare! I vdekur prej 15 vjetësh, merr rregullisht pensionin

Estimated read time 2 min read

Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërruar jetë në vitin 2008, por familjarët nuk e çregjistruan në Gjendjen Civile. Në këtë mënyrë Seiti thotë: “Kur donin të shisnin tokën, kërkohej firma e tij”.

Kjo ishte pika që iu drejtua njësisë për çregjistrim në Gjendjen Civile. Meqë kishte kaluar afati, Seiti i drejtohet në 2018-ën Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi çregjistrimin e të ndjerit. Por bashkia e ankimoi vendimin në apel, ku që nga 2018-ta nuk ka një datë për shqyrtim.Seit Çullhaj: Përshëndetje “Stop”-it, quhem Seit Çullhaj. Në 2008-ën më vdiq babai. Ia bëmë të gjithë ceremoninë e vdekjes, nderimet dhe e varrosëm në varrezat e fisit, që kemi në fshatin Sharrë.

Advertisement

Gazetarja: Domethënë nuk keni marrë ndonjë agjenci funerale? Seit Çullhaj: Jo nuk kemi marrë asnjë lloj agjencie funerale, asgjë. Pas vdekjes së babait, pas disa vitesh, vinin faturat e energjisë dhe të ujit. I kemi paguar të gjithë.

Gazetarja: Po në emër të babait?

Seit Çullhaj: Po në emër të babait.

Gazetarja: Tani, në momentin që ndërron jetë babai, nuk bëtë çregjistrimin juve në Gjendjen Civile?

Seit Çullhaj: Jo nuk kemi shkuar për të bërë çregjistrimin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like