MPB ka njoftuar se me 06.02.2025, në orën 11:00, një grua 80-vjeçare nga Shkupi ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup se është mashtruar nga një person për shumën prej 615.000 denarësh.
Sipas denoncimit, një person e ka telefonuar duke u prezantuar si zyrtar policor që punonte në Gjermani, ku jetonte edhe vajza e saj. Ai i ka thënë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku ku kishte përplasur një fëmijë, i cili kishte humbur jetën, dhe nëse nuk dëshironte që ajo të përfundonte në burg, duhej të paguante një shumë të caktuar parash.
Sipas raportit, e moshuara ka tërhequr paratë nga banka dhe i ka lënë në vendin e caktuar nga mashtruesi. Vetëm pasi ka kontaktuar vajzën e saj, ka kuptuar se ishte viktimë e një mashtrimi.
Policia është duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit, humb 615.000 denarë
Advertisement
Advertisement
Advertisement