30 mijë kartela për serbët që të kalojnë falas në pikat e pagesës rrugore

Estimated read time 1 min read

Më shumë se 30 mijë kartela janë shpërndarë për shtetasit serbë që tranzitojnë nëpër vend në mënyrë që të kalojnë falas në pikat e pagesës rrugore në Korridorin 10, në destinacion për pushime në Greqi.

Qytetarët serbë marrin karta elektronike në vendkalimin kufitar në Tabanoc me të cilat i kalojnë të gjitha tarifat falas përgjatë këtij korridori, në këmbim të vaksinave covid-19 dhe imunizimin falas të qytetarëve tanë në Serbi. Me vendim të Qeverisë, të bërë në fund të majit të këtij viti, Ndërmarrja Publike për Rrugët e Shtetit këtë verë duhet të përgatitë 200 mijë “M-kartela Smart” që policët do ti shpërndajnë nga 15 qershori deri më 15 gusht, solidaritet i cili taksapaguesve do tu kushtoj gjithsej 172 milion denarë. Sipas Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, ky është një gjest i mirë i miqësisë dhe bashkëpunimit me fqinjin verior.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like