Takohen Blinkeni e Lavrovi: Kemi dallime serioze

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov u takua për herë të parë me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Lavrov dhe Blinken ndodhen në kryeqytetin e Islandës, Reykjavik me rastin e mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve të Arktikut. Përpara takimit Lavrov dhe Blinken dhanë deklarata për media.
Lavrov njoftoi se ka për qëllim të bisedojë mbi çështjen për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Rusisë dhe SHBA-së. Ai tha se do të diskutojnë se si do të zhvillohen marrëdhëniet në përputhje me bisedën telefonike që zhvilluan presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
“Me Blinken shpresojmë të formojmë një dialog të frytshëm”, nënvizoi Lavrov i cili shtoi se Moska dhe Washingtoni duhet të bashkëpunojnë në çështjet ku interesat përputhen dhe ku mund të arrihen rezultate pozitive si dhe bashkë me këtë edhe në çështjen e stabilitetit strategjik.
“Situata e përgjithshme në botë është e lidhur në masë të madhe me situatën e marrëdhënieve mes Moskës dhe Washingtonit”, tha Lavrov.
Lidhur me funksionimin e misioneve diplomatike të SHBA-së në Rusi dhe të Rusisë në SHBA, Lavrov vuri në dukje se janë të gatshëm të heqin “rrënojat e mbetura nga administratat e mëparshme të SHBA-së”. “Kemi ndarje serioze të pikëpamjeve në vlerësimin e situatës ndërkombëtare. Ne po përjetojmë ndryshime serioze në qasjet tona që duhet të bëhen për normalizimin”, shtoi Lavrov.

Kryediplomati rus tha se me homologun amerikan do të diskutojnë çështjet për Gadishullin Korean, planin bërthamor të Iranit dhe Afganistanin dhe se me drejtësi dhe respekt të ndërsjellë janë të gatshëm të diskutojnë të gjitha çështjet pa përjashtim.
Ndasitë e mendimeve mes SHBA-së dhe Rusisë. Sekretari amerikan Blinken tha se po përpiqen të formojnë marrëdhënie me Moskën. “Po tregojmë përpjekje për një marrëdhënie të qëndrueshme, të parashikueshme me Rusinë. Mendojmë se kjo do të jetë mirë për popullin tonë dhe popullin rus si dhe për të gjithë botën”, tha ai.

Advertisement

Duke rikujtuar se ka ndasi të mendimeve mes SHBA-së dhe Rusisë, Blinken potencoi: “Ashtu sikur edhe presidenti ynë Biden i ka thënë presidentit rus Putin se ne do të kundërpërgjigjemi nëse Rusia vepron në mënyrë agresive kundër partnerëve dhe aleatëve tanë kur ka ndasi të mendimeve. Biden këtë e tregoi me fjalë dhe me vepra, për të mbrojtur interesat tona dhe jo për të krijuar konflikt dhe tensione”.
Interesat e SHBA-së dhe Rusisë përputhen në shumë fusha, theksoi Blinken duke shtuar se në këto fusha mund të rrisin bashkëpunimin.
“Nëse liderët e Rusisë dhe SHBA-së do të punojnë së bashku brenda frymës së bashkëpunimit, atëherë ne besojmë se njerëzit tanë, bota do të jetë më e sigurt. Për këtë po përpiqemi”, tha Blinken./TV21/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like