“15 vjeçarja që humbi jetën nga Covid”, ditë më parë humbi edhe nënën

Estimated read time 1 min read

Një 15-vjeçare ka vdekur nga Covid-19 sot në Maqedoninë e Veriut. “Ministria e Shëndetësisë me keqardhje njofton se në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një paciente 15-vjeçare nga fshati Sellcë e Tetovës. Pacientja me pasqyrë klinike të rëndë është sjellë në Klinikën infektive, pasi 13 ditë ka qenë me simptoma të sëmundjes. Para se të mjekohet në spital, pacientja ka pasur vështirësi 10 ditë. Sipas raportit mjekësor, bëhet fjalë për rast të rëndë, me formë të vështirë të sëmundjes – pacientja është me obezitet. Anketa epidemiologjike është e rëndë, sipas rrëfimeve të babait të pacientes, nëna e saj ka vdekur nga Covid-19”, thanë nga MSh-ja./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like