104 qytetarë humbën jetën në aksidente trafiku gjatë këtij viti: Paralajmërohet ashpërsimi i masave

Estimated read time 3 min read

104 qytetarë të Republikës së Kosovës kanë humbur jetën vetëm në vitin 2023. Kjo statistikë, u dha nga vetë ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka paralajmëruar ashpërsim të masave në trafik, në një konferencë të përbashkët me drejtorin e policisë së Kosovës.

“Përkundër masave që kemi marrë dhe jo vetëm, duke marrë shkas nga numri i madh i aksidenteve dhe jetëve të humbura në komunikacion, konsiderojmë ashpërsim të dënimeve dhe realizimin e tyre pa asnjë kompromis.

Këtë vit kemi humb 104 qytetarë në aksidente komunikacioni, duke përfshirë edhe këmbësorë.

Nuk kemi asnjë qytetar për të humbur si Kosovë, për shkak të pakujdesisë në trafik.

Me drejtorin kemi diskutuar për masat e ndërmarra.

Këto ditë presim edhe ardhjen e mërgatës dhe rritje të fluksit në komunikacion, andaj apeloj tek të gjithë vozitësit për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të rregullave”, tha Sveçla, përcjell Periskopi.

Aksidenti tragjik që la trë të vdekur në Prizren: Sveçla jep detaje të reja për grupin që organizoi garat e jashtëligjshme

Aksidenti tragjik që la trë të vdekur në Prizren: Sveçla jep detaje të reja për grupin që organizoi garat e jashtëligjshme

Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, ka thënë se do të ndërmerren masa ndaj organizatorëve të garave automoblistike, siç ishte rasti i fundit në Prizren, ku si pasojë humbën jetën tre të rinj kosovarë.

“Çështja që na ka prekur më së shumti kohën e fundit është vdekja e tre të rinjve në Prizren dhe po ashtu mbrëmë në komunën e Podujevës.

Advertisement

Të shtunën jemi njoftu për një aksident të tmerrshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, teksa po mbaheshin gara të jashtëligjshme automobilistike.

Mbrëmë poashtu humbëm edhe një qytetar në Podujevë.

Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, kemi diskutuar për masat që duhet të ndërmirren sidomos në raport me organizimin e garave të jashtëligjshme automobilistike.

Për masat që janë marrat ndaj zyrtarëve përgjegjës dhe masat që do ndërmarrim.

Policia e Kosovës ka shqiptu 76 gjoba ndaj personanve që kanë organizu gara të jashtëligjshme.

Policia e Kosovës të njëjtit grup ia kishte ndaluar dy herë organizimin e garave. Të njëjtit kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme nga policia e Kosovës për tejkalim shpejtësie dhe rrezikim në komunikacion ndërkaq njërit prej tyre, i ishte konfiskuar patent shoferi dhe gjbë për filmim e publikim të garave”, tha Sveçla./Periskopi

Advertisement
Advertisement

You May Also Like