Zoran Zaev jep dorëheqje nga kreu i LSDM-së

Kryeministri Zoran Zaev sot ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit në partinë LSDM.
Sipas statutit të partisë, me dorëheqjen e liderit Zaev, e gjithë kryesia e LSDM-së dha dorëheqje.
Zaev paraprakisht theksoi se mbetet i mendimit se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse, siç tha ai, janë dy vite e gjysmë të shkëlqyera dhe unike për shtetin nga të cilat do të përfitojë i gjithë populli dhe shteti.
“Unë do të qëndroj për këtë periudhë përderisa duhet të ndihmoj, të riorganizoj një qeveri të re me një shumicë progresive që ka dhe ekziston, madje mund të rritet”, tha Zaev.
Partia njoftoi sot se janë duke u zhvilluar konsultime dhe takime të përditshme pune me partnerët në koalicion nga shumica parlamentare, si dhe brenda kryesisë më të lartë partiake të LSDM-së.
Përfaqësuesit e të gjitha partive nga shumica parlamentare konfirmuan se shumica në Kuvend është stabile dhe shprehën mbështetje për qeverinë nga shumica aktuale parlamentare e udhëhequr nga LSDM.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like