Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas zjarrit të rënë në katin -1 të godinës, duke detyruar evakuimin e pacientëve të urgjencës për të shmangur asfiksimin nga tymi.
Përmes një njoftimi, QSUT sqaron se situata u vendos nën kontroll në një kohë rekord dhe po hetohen shkaqet e tymit.
Nga ana tjetër, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym.
Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.
Advertisement
Advertisement