Zjarr në një spital – vdesin tre persona

Estimated read time 1 min read

Tre të moshuar humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu gjatë orëve të natës spitalin e qytetit të Tivolit, pranë Romës, sipas njoftimeve të mediave italiane.

Trupi i pajetë i një personi të katërt u gjet në morgun e spitalit “San Giovanni Evangelista”, por besohet se kishte ndërruar jetë përpara se zjarri të shpërthente, pak para orës 11 të mbrëmjes së të premtes, sipas orës lokale në Itali.
Forcat zjarrfikëse evakuuan rreth 200 persona nga spitali, mes tyre një grua shtatzënë dhe disa fëmijë. Pacientët që u evakuuan u dërguan për të marrë trajtim mjekësor në spitale të tjera të Romës.

Advertisement

Sipas njoftimeve nga mediat vendase, viktimat dy burra dhe dy gra, ishin mes moshës 76-86 vjeçare./dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like