Zgjerimi i rrugës “Hasan Prishtina”, Arsovska: Projekti do të përfundojë në gjysmën e vitit të ardhshëm

Zgjerimi i rrugës “Hasan Prishtina”, Arsovska: Projekti do të përfundojë në gjysmën e vitit të ardhshëm

Trafiku në rrugën Hasan Prishtina vazhdon të jetë i dendur çdo ditë për shkak punimeve që po bëhen aty, per zgjerimin e rrugës, përcjell TV21. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska tha se kështu do të jetë deri në gjysmën e vitit të ardhshëm, kur edhe pritet të shihen rezultatet e para.  Ndryshe ky projekt do të lidh bulevardin “Nikolla Karev” dhe “Sllovenia”.

“Sa i përket realizimit të projektit Hasan Prishtina, i cili duhet ta lidhë bul.Nikolla Karev me kryqëzimin e bul. Sllovenija, me rrethrrotullimin dhe kryqëzimin që vazhdon më tej drejt kufirit me Kosovën. Procedura po rrjedh, besoj që javët e ardhshme  do të sjellim vendim, përmes së cilit do të fillojë dhe dikur deri në gjysmën e vitit të ardhshëm, qytetarët do t’i shohin rezultatet e para të këtij projekti”, theksoi Danella Arsovska – kryetare e Shkupit./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement