Zeka: Grenelli ka kaluar në personale me Albin Kurtin

Reagimet e ish të dërguarit të SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kundër kreu të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, sipas ish deputetiy Mialim Zeka kanë kaluar në personale. Përmes një statusi në llogarinë e tij, Zeka i ka kundërshtuar këto reagime të Grenellit, shkruan Gazeta Infokus. Mandje ai thotë se Grenelli nuk mund të ndërroj popullin i cili ka besuar Kurti e Osmanit. “Tani qe po i shohe reagimet e perditshme te Grenelli ne drejtim te Albin Kurtit, eshte krijuar bindja ime se ky e ka personale me Albin Kurtin. Si duket nuk po mundet me kaperdi kundershtimin e Albin Kurtit rreth marreveshjes te Ëashingtonit.Ajo qe deshiroje te them krejte ne fund te ketije shkrimi eshte fakti se populli mundet me nderru Albinin, ama Grenelli nuk mundet me nderru popullin e Kosoves. Ky popull, permes votes, e ka zgjedhur Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin jo pet syte e zi, as te larem, jo per poezite e Albinit, as qenderimet ndaj Palestines, po per shkak te ndryshimeve”, ka shkruar ai. Zeka gjithashtu ka thënë që lufta kundër korrupsionit, nuk po i konvenon një numër të ndërkombëtareve pasi që të njëjtit kanë qenë të involvuar në të. “Votuesi kosovar e ka pa Albinin dhe Vjosen si shprese e ndryshimit, andaj as Grenelli, dhe askush ne kete bote, nuk ka te drejte me vra ate!”, ka deklaruar mes tjerash ish deputeti Milaim Zekam./Gazeta Infokus/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like