Zaev: Dimitrievski nuk priti edhe pak, do ta përjashtojmë nga partia

Estimated read time 1 min read

Kryeministri Zoran Zaev sot ka komentuar vendimin e kryetarit aktual të Kumanovës, Maksim Dimitrievski që të garojë si i pavarur në Kumanovë në zgjedhjet lokale.
Sipas tij, Maksimi ka vepruar kundër Maksimit dhe kështu LSDM do ta përjashtojë atë nga partia. Sa i përket Kumanovës, ai është i bindur se od të fitojë përsëri LSDM ashtu siç ka bërë tanimë 30 vite me radhë.

“Një nga arsyet kur do të vendosni të braktisni LSDM-në është të kandidoni si pavarur. Maksimi vendosi të garojë kundër Maksimit dhe LSDM në bordin qendror duhet ta konstatojë këtë përjashtim. Në Kumanovë do të fitojë ai që fiton tanimë 30 vite, e ajo është LSDM”, deklaroi Zaev.

Advertisement

Ai thotë se përcaktimi i Dimitrievskit të mos presë deri në fund dhe vendimi për kandidim të pavarur, është vendim i tij personal.
Ndryshe dje Dimitrievski deklaroi se përjashtimi i tij nga partia është jo legjitime sepse është në kundërshtim me statutin e LSDM-së.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like