Vuçiq: Nuk e dua Kosovën pa shqiptarë, e as Malin e Zi pa malazezë

Estimated read time 1 min read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, që ka thënë se ai dëshiron që të ketë një Kosovë pa shqiptarë e një Mal të Zi pa malazezë.
Vuçiq ka thënë se nuk e imagjinon Kosovën pa shqiptarë e as Malin e Zi pa malazezë.

“Unë as nuk dua e as nuk mund ta imagjinon Kosovën pa shqiptarë apo Malin e Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Gjithçka që ka bërë ai ishte që ta bënte Malin e Zi pa serbë. Unë dua një Mal të Zi ku të gjithë do të jetojnë, dhe jo të duan që serbët të ndalen, të shpikin një kishë ortodokse në Mal të Zi, thjeshtë që të mos ketë kishë serbe. Mendon se duhet të kem frikë, e të mos flasë me të vërtetë dhe fakte”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq raporton B92.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like