Vra’në derrin e egër, policia e Kumanovës ndalon gjuetarët /VIDEO

Vra’në derrin e egër, policia e Kumanovës ndalon gjuetarët /VIDEO

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Kumanovë, transmeton TV21.

Disa gjuetar pasi e vranë një derr të egër, atë e transportuan me veturë, por në formën jo të duhur dhe kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e Policisë së Kumanovës.

Gjuetarët janë ndaluar nga Policia edhe për faktin se ekziston rreziku që derri të përhapë edhe sëmundjen e murtajës afrikane të derrave nga mos transportimi në mënyrën e duhur.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Inspektorati i Agjencisë së Veterinarisë. Analizojnë se nëse derri egër bartë virus të murtajës afrikane, pasi kjo sëmundje është konstatuar se është e përhapur në Maqedoninë e Veriut.