VOA: Përpjekjet ligjore të ekipit elektoral të Presidentit Trump

Përpjekjet ligjore të Presidentit Donald Trump për të zhbërë fitoren e projektuar të demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, u zbehën të premten ndërsa gjykatat refuzuan akuzat për parregullsi në votim dhe për mashtrim, raporton Zëri i Amerikës (VOA).

Një gjykatës në Miçigan refuzoi një kërkesë të mbështetësve të Partisë Republikane për të parandaluar çertifikimin e rezultatit zgjedhor në zonën përgjithësisht demokrate të Detroidit, duke ulur kështu edhe shanset për një padi tjetër të ngjashme të paraqitur nga ekipi elektoral i Presidentit Trump.

Në Pensilvani, një tjetër gjykatës refuzoi disa padi të ekipit elektoral të Presidentit Trump për vlefshmërinë e disa mijëra votave të ardhura me postë. Ndërkohë në Arizona, ekipi elektoral i Presidentit Trump tërhoqi padinë për rezultatin zgjedhor duke pranuar kështu se avantazhi i zotit Biden ishte shumë i madh për t’u tejkaluar.

Advertisement

Lajmin e plotë mund ta lexoni:

https://www.zeriamerikes.com/a/p%c3%abrpjekjet-ligjore-t%c3%ab-ekipit-elektoral-trump/5660883.html

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like