• 22-06-2021

VMRO uron ditën e alfabetit shqip

VMRO-DPMNE ua uron 22 Nëntorin – Ditën e alfabetit shqip, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë.

Maqedonia ka qenë dhe do të mbetet shtet në të cilin respekti i ndërsjelltë dhe kultivimi i veçantisë kulturore dhe gjuhësore janë themel në të cilin e ndërtojmë atdheun tonë. Gjuha dhe kultura e shqiptarëve në Maqedoni janë pjesë e mozaikut të shoqërisë multietnike në ë cilën jetojmë.

Në të vërtetë edhe festa e sotme ishte vendosur dhe filloi në kohën kur me shtetin udhëhiqte Qeveria e VMRO-DPMNE-së.

Sot në kohën kur gjuha maqedonase, kultura dhe identiteti kontestohen për shkak të politikave tregtare të Zaevit, përgjigjen më të mirë të cilën duhet ta japim si qytetarë, është të qëndrojmë të bashkuar dhe së bashku në mbrojtjen e së drejtës së secilit popull dhe secilës gjuhë në veçantinë e vet të identitetit.

Mossukseset e pushtetit dhe humbjet të cilat ua shërbejnë Maqedonisë sjellin zhgënjim tek populli, por përgjigja e asaj duhet të jetë vendimtare, sepse Maqedonia ka kapacitet për hyrje në BE por me forca të reja, të parënduara me koncesione. Maqedonia me tërë traditën e vet të tolerancës, respektit të ndërsjelltë dhe multikulturalizmit me shekuj prapa, tregoi dhe dëshmoi se i jetojmë vlerat civilizuese në të cilat sot është ndërtuar Evropa.

Read Previous

Shqipëri/ 565 raste të reja, 14 humbje jete në 24 orët e fundit

Read Next

Amerikanët e parë do të mund të vaksinohen për koronavirus më 11 dhjetor

%d bloggers like this: