VLEN reagon pas deklaratave të Kostadinovit për bashkim të Maqedonisë me Bullgarinë: Provokime të tilla e kthejnë prapa procesin eurointegrues

VLEN reagon pas deklaratave të Kostadinovit për bashkim të Maqedonisë me Bullgarinë: Provokime të tilla e kthejnë prapa procesin eurointegrues

Nga koalicioni VLEN kanë reaguar ndaj deklaratave të liderit të partisë politike të ekstremit të djathtë në Bullgari, Rilindja (Prerodbas), Kostadin Kostadinov, i cili tha se “nuk ka asgjë më logjike se dy shtete me histori të përbashkët, origjinë të përbashkët, gjuhë të përbashkët dhe popull të përbashkët, si Bullgaria dhe Maqedonia, që të bëhen një shtet i vetëm”, përcjell TV2. Nga VLEN thonë se dënojnë deklaratat e, siç theksojnë ata, një politikani margjinal prorus në Bullgari.

“Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe as nuk lehtësojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duam të rikujtojmë se Bullgaria, përmes Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, është zotuar të jetë partner, promovues dhe mbështetës i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Koalicioni VLEN, në kuadër të Qeverisë, po bën përpjekje serioze për të hequr pengesat që pengojnë përmbushjen e kushteve për anëtarësim të plotë në BE. Megjithatë, provokime të tilla e kthejnë prapa procesin dhe dëmtojnë përpjekjet e sinqerta për të dinamizuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”, thonë nga VLEN.

Advertisement

Advertisement
Advertisement