Zbulohet një laborator për prodhimin e marijuanës VIDEO
Sot (15.11.2023) në Shkup, zyrtarë policorë nga SVR Shkup – Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm ia kanë hequr lirinë D.K.(44) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën një laborator për prodhimin e marijuanës me rreth 150 fidanë, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera, si dhe disa shiringa me lëndë kafe, marihuanë dhe një peshore dixhitale. . Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, në konsultim me prokurorin publik, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Advertisement
Видео:
Advertisement
Advertisement