Vetura bie nga 10 metra lartësi, humb jetën burri – gruaja shpëton

Estimated read time 1 min read

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në rrugën Prizren –Reçan, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke rënë nga 10 metra lartësi, për pasojë ai ka vdekur, ndërsa gruaja e tij ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore. Sipas policisë, viktima është rreth 70-vjeç nga komuna e Prizrenit, ndërsa gruaja 67-vjeçare.Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, dha detaje për Gazetën Express.

“Sot rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhë në rrugën Prizren-Reçan. Ngasësi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur anësoren dhe ka rënë në bregun e lumit nga lartësia diku 10 metra. Viktima është i moshës 70-vjeçare nga komuna e Prizrenit. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e tij 67-vjeçe e cila e ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like